Search

Caktoni termin me Specialisten e Nutricionit

Keni nevojë për këshilla rreth të ushqyerit e shëndetshëm?
Keni vështirësi, humbni apo fitoni peshë?
Keni alergji në ushqime specifike?
Keni çrregullime autoimune apo gjendje kronike dhe ju intereson cilat ushqime ju ndihmojnë apo keqësojnë gjendjen tuaj?

Kontakti: +38344505111
Email: info@lauradiet.net

Lokacioni: Bill Klinton, Hyrja 3, Kati 2, Nr. 10, Prishtinë 10000, Kosovë

Dr. Laura Binxhija

Specialiste e Nutricionit

Baza e saj akademike është në shkencën e të ushqyerit – Nutricion dhe Fitoterapi – Bimë Mjekësore.

Studimet themelore dhe Master i kreu në Universitetin e Shkencave të Natyrës, Drejtimi: Fiziologjik – Biokimik, Prishtinë – Kosovë.

E certifikuar në shkencën për Fitoterapi, Akademia Ndërkombëtare Mjekësore për Promovim dhe Zhvillim në Beograd ku morri titullin Fitoterapeute.

Vazhdoi studimet pasuniversitare dhe u certifikua në New York – SHBA – Fakulteti i Institutit të Ushqyerjes Integruese ku dhe u nominua ambasadore e shëndetit të ushqyerjes integruese dhe trajnere e shëndetit.

Studimet në fushën e Nutricionit i kreu në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, Departamenti i Shkencës së Ushqimit, Universiteti i Josip Jurja Strosmayer në Osijek – Kroaci, ku dhe morri titullin Specialiste e të Ushqyerit.

Studimet Doktorale i përfundoi në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti Bioteknologji bimore.

Ka kryer trajnime të shumta Internacionale post diplomike në fushën e Nutricionit, Fitoterapi, Mjekësi Funksionale, Trajtimi i Sëmundjeve tek të gjitha moshat me anë të ushqyerit, Shëndeti Gastrointestinal, Aromaterapi, Seksologji dhe shumë të tjera në Evropë dhe U.S.A.

Punon dhe vepron në Prishtinë – Kosovë, në Qendrën Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi
Laura Diet si dhe është Profesoreshë në UBT – Universiteti për Biznes dhe Teknologji, ligjëruese në departamentin e ushqimit.

Është anëtare e Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen (ASN) dhe autore e shumë artikujve dhe hulumtimeve shkencore vendore dhe Internacionale.

E apasionuar pas shëndetit dhe mirëqenies, ka ndihmuar shumë klientë në nevojë duke i edukuar dhe këshilluar për shëndetin e tyre për arritjen e qëllimeve shëndetësore si Obeziteti, Mbi pesha, Ndër pesha dhe Trajtimit të shumë sëmundjeve me anë të ushqyerit dhe stilit të jetës që ndikojnë në shëndetin e tyre fizik, emocional, mendorë dhe shpirtëror.
Gjithashtu ka një përvojë të gjatë shkencore dhe në industrinë e ushqimit dhe suplementeve dietike.

Back to Top
Product has been added to your cart